Connect with us

Sport

Testi para Letonisë, sot miqësorja Gjibraltar-Shqipëri! Formacioni i mundshëm, në sulm Daku, Hoxha e Bajrami

Sot Kombëtarja luan testin me Gjibraltarin përpara sfidës për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Letonisë.

Në stadiumin “Europa Point” duke nisur nga ora 18:00 luhet miqësorja Gjibraltar -Shqipëri që është përballja e parë në histori mes dy skuadrave.

Dje kuqezinjtë mbyllën përgatitjet në Malaga dhe trajneri Silvinjo duket sikur e ka përcaktuar formacionin.

Në portë do jetë Strakosha në mbrojtje do luajnë Balliu, Kumbulla, Gjimshiti e Aliji.

Treshja e mesit të fushës do përbëhet nga Shehu, Asllani e Laci dhe në sulm Bajrami, Daku e Hoxha.

Sot Kombëtarja provon forcën ndaj Gjibraltarit por Silvinjo mendjen e ka më shumë tek Letonia: Pas miqësores së sotme më 9 shtator të martën e ardhshme

Kombëtarja pret në “Air Albania” Letoninë, sfidë kjo që duhet fituar patjetër për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit në Botëror.

Advertisement