Connect with us

Bota

Tetë persona kanë vdekur nga vala e të nxehtit në Meksikë

Një valë e madhe e të nxehtit që ka goditur Meksikën që nga mesi i muajit prill, e treta që nga fillimi i vitit, ka lënë të vdekur tetë persona.

Në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City temperaturat këtë javë arritën deri në 35 gradë Celsius.

Ajri në qendër të qytetit ishte mbytës shkaku i gazrave i automjeteve dhe bizneseve.

Në atë qytet, i cili pësoi një thatësirë të madhe vitin e kaluar, presioni i ujit në shtëpi u ul dhe rritja e përdorimit të energjisë elektrike për kondicioner dërgoi në ndërprerje të energjisë elektrike.

Advertisement