Bota
Thasët me patate shtypin punëtorët, 8 të vdekur
Të paktën 8 persona humbën jetën në Indi kur tonelata me patate, të cilat ishin vendosur në një magazinë bujqësore, u shembën, duke shembur edhe një pjesë të ndërtesës dhe çatinë.
Patatet shtypën punëtorët fatkeq që ndodheshin në atë kohë në atë zonë.
Videoja e BBC India tregon përpjekjet e furishme të shpëtimtarëve për të nxjerrë jashtë të mbijetuarit të cilët u bllokuan nga thasët me patate.
Ngjarja tragjike ndodhi të enjten në qarkun e Uttar Pradesh. Sipas të dhënave të mbledhura, 20 punëtorë kanë mbetur të shtypur, ndërsa 8 kanë humbur jetën.
Ekipet e shpëtimit kanë hequr thasët për të nxjerrë të plagosurit dhe të vdekurit nga rrënojat e strukturës prej qerpiçi.
Pas shembjes së magazinës ka pasur një rrjedhje amoniaku që e ka vështirësuar punën.