Connect with us

Bota

Thatësira godet Rumaninë/ Fermerët hasin vështirësi në mbajtjen e bagëtive, mungon baza ushqimore

Temperaturat në Rumani arritën mbi 40 Gradë Celsius në gusht, me vendin që përjetoi disa valë të nxehti këtë verë. Sipas mediave të huaja, fermerët në Rumani po luftojnë për të mbajtur bagëtinë e tyre, pas një thatësire të vazhdueshme duke e bërë të vështirë sigurimin e ushqimit për kafshët.

Në qarkun jugor të Oltit, fermeri Traian Gîrtan ka shitur disa nga bagëtitë e tij. Ai tha ushqimi i bagëtisë së tij kushton 1000 € në muaj, në rritje nga vitet e mëparshme.

“Ushqimi është pothuajse dyfishi i vitit të kaluar. Dhe si është çmimi i bagëtive tani? Çmimi i bagëtive është 30 deri në 40 për qind më i ulët se një vit më parë”, tha Gîrtan.

Fermerët janë të shqetësuar se ndikimi do të ndihet përfundimisht nga konsumatorët, pasi fermat do të detyrohen të rrisin çmimet e tyre për të kompensuar mungesën e bagëtive

Advertisement