Connect with us

Aktualitet

Ti ishe në pelena në atë kohë/ Ylli Rakipi replikon ashpër me Gjekmarkajn

Ylli Rakipi replikoi ashpër me nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj në studion e emisionit “Të Paekspozuarit’.

Rakipi e pyeti Gjekmarkajn se përse PD nuk flet për oligarkët, njëlloj si në kohën e Lulzim Bashës.

“Ke dëgjuar ti që këta vetëm emrin oligark thërrasin? Oligarkë, oligarkë dhe asnjë emër. Të kujtohet Edi Rama çfarë i thoshte Lulzim Bashës, 12 vjet kryetar i PD-së, Luli ngrije kokën! Çfarë do të flasësh për Çet Kastratin, Lulit i binte koka poshtë.

Luli, çfarë ke për Zamirin? Brram, koka poshtë… Po pse pas kësaj kohe, çfarë thonë këta, çfarë emrash flasin? Nuk bëhet kështu opozita, i dashur, se të kuptojnë të gjithë dhe ta varin teneqen. Po ju bëni çfarë të doni”, i tha Rakipi.

Më pas debati mori tone më personale. Gazetari i kujtoi se ka patur qëndrim krejt tjetër për Sali Berishën por tani flet mirë për të pasi “kërkon vota aty”. Gjekmarkaj deklaroi se edhe Rakipi ka qëndrime të ndryshme.

Ylli Rakipi: Nuk ke lënë gjë pa thënë për Sali Berishën tani do disa vota atje. Mund të të nxjerr videon.

Agron Gjekmarkaj: Ti ke ndryshuar disa herë i dashur në këto 34 vite.

Ylli Rakipi: Çfarë kam ndryshuar unë?

Agron Gjekmarkaj: Ke ndryshuar pozicione, qëndrime.

Ylli Rakipi: Çfarë pozicioni kam patur unë?

Agron Gjekmarkaj: Si gazetar.

Ylli Rakipi: Ja ta them unë. Unë kam patur një gazetë. Që ta dëgjojë edhe populli shqiptar. E mbylla për pjesën e partizanllëkut me ju. Jo me ty se ti ishe në pelena në atë kohë.

Agron Gjekmarkaj: Kam shkruar edhe te gazeta jote.

Ylli Rakipi: Ke shkruar. Staf i mirë, i bukur ishte, por jo më shumë për gazetën dhe për këtë arsye e mbylla. Tani bëj një program, por e bëj ashtu siç e mendoj unë, në liri.

Agron Gjekmarkaj: Ke qëndrime herë pas here të ndryshme.

Ylli Rakipi: Po, po. Po çfarë tani të vij aty poshtë ballkonit edhe unë, me ata 40 veta që rrinë poshtë ballkonit?

Agron Gjekmarkaj: Liria nuk është vetëm këndvështrimi juaj për të, është përtej nesh.

Ylli Rakipi: Po kush s’po të respekton lirinë ty? Unë kam një orë e ca që të kam thirrur dhe po flet. Dhe të paktën turp si pedagog, nuk më ke thënë gjë, jo si..

Neritan Sejamini: Po ai është politikan.

Ylli Rakipi: Po çfarë politikani? Ai s’më ka thënë një gjë të më mbetet në mendje.

Agron Gjekmarkaj: Po ça të them tani? Të mbush mendjen ty, s’është faji im.

Ylli Rakipi: Ore ti më thua mua që doli nga shinat mosbindja civile dhe u bë e madhe. Po këtë duhet të të vijë turp kur e thua.

Agron Gjekmarkaj: Turpin  e mbaj vetë.

Advertisement