Pinknews
‘Ti je buzeqeshja jonë’/ Nëna e Jul Dedës feston ditëlindjen, aktori prek me urimin
Aktori i njohur Julian Deda njihet si një nga personazhet më të dashur për publikun. Ndonëse ai gjithmonë na bën për të qeshur me humorin e tij spontan, kohët e fundit Juli na ka treguar edhe një anë shumë të ndjeshme të tijën.
Ditën e sotme aktori ka uruar nënën e tij në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së saj.
Gëzuar ditëlindjen Mam. Ti je Buzeqeshja jonë, dashnia e familjes sonë. Jetofsh e shëndetshme, e të pacim sa me gjatë pranë nesh. Gjysma jote nga parajsa eshte i lumtur që ti je mirë, prandaj vetëm buzëqesh. Të dua shumë…” – dedikon ndër rreshta Juli
Juli shihet shumë i dedikuar ndaj familjes dhe e ka shprehur këtë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV. Kujtojm që para hyrjes së në Big-Brother Deda humbi babain e tij, aktorin e mirënjohur të humorit Zef Deda.
Aktori kishte një lidhje shumë të ngushtë me të atin, dhe pas ndarjes nga jeta shpesh ai e shpreh mallin me dedikimet që i bën te ndjerit në rrjetet e tij sociale.