Connect with us

Politike

Ti zbyt*him mamuthët politikë/ Shabani: Duan vota edhe nga burgu. Na kanë frikë se …

Ti zbyt*him mamuthët politikë, Kështu është shprehur Endri Shabani nga “Nisma Shqipëria Bëhet” teksa ju referuar drejtuesve të tre partive PS, PD e LSI. Ai u shpreh se tashmë ndaj tyre kanë nisur sulmet nga radhët e këtyre partive pasi ky koalicion është duke u shfaqur në sondazhe me mbi 10 përqind të votave për zgjedhjet e 11 majit.

“Është një përpjekje e dëshpëruar e establishmentit të vjetër politikë që të na luftojë, megjithëse tentojnë të na injorojnë, por nuk na injorojnë dot më se ju dalim në sondazhe dhe ju dalim se Nisma Shqipëria Bëhet është një faktor real, është në terren. 

Të gjitha sondazhet e deritanishme nuk e ulin Nismën Shqipëria Bëhet nën 10 apo 15 përqind të votave. Kështu praktikisht ata na sulmojnë. Kjo është dëshpëruese që këtë sulm e bën ministrja e Arsimit. Kur vjen një i ri i diplomuar në Oxford ajo duhet ta përshëndesë.

Nëse flasim për moçal, këtë e përfaqëson PS dhe PD. Aty ke uji i ndenjur janë rritur shumë baktere. 6 deputetë të PS janë në burg, se kanë vjedhur votat dhe kanë vjedhur shqiptarët. Si mund të vendosen përballë me të rinjtë e Nismës Shqipëria bëhet. Ata janë nën hetim nga SPAK-u dhe këta i nxjerrin kandidatë.

Ata janë në fund të një cikli politikë dhe ky cikël do t’i marrë përpara të gjithë”, u shpreh Shabani.

Advertisement