Connect with us

Kosova

U qëllua me plumb në kokë, vdes te Trauma Eduart Reçi

Pak orë pasi u qëllua në një atentat të mundshëm me plumb në kokë pranë pallatit të tij në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi.

52-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagës së rëndë, pasi predha e plumbit kishte përshkuar kokën tej për tej, teksa u dërgua te Spitali i Traumës pas ngjarjes, pa mundur t’ia dalë.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së djeshme (13 Nëntor), në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku kishte ndërtuar një nga pallatet, në rrugën ‘Faik Konica’.

Reçi rezultonte pronar i kompanisë ELGM. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur rreth orës 23:00, ashtu sikurse autorët dhe motivet e krimit të rëndë.

Forca të shumta policie rrethuan zonën ku ndodhi ngjarja, siç shihet edhe në pamjet e fotos dhe ato që  Report Tv transmetoi në mesnatë. Eduard Reçi me origjinë nga Dibra, jetonte pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe plagosja ka ndodhur pranë një lokali.

Policia po vijon kërkimet dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Familjarët e marrë në pyetje mohuan konfliktet e mundshme apo kërcënimet.

Eduart Reçi merrej me ndërtim aktualisht, por dikur mësohet se ka punuar edhe ish-drejtor në SHISH.

Kamera ka filmuar momentin e ngjarjes, ku dëgjohet e shtëna e armës dhe shihet rënia përtokë e 52-vjeçarit, por jo autori apo autorët e krimit.

 

Advertisement