Politike
Tjetër incident në Lushnje/ Kandidatët e PD denoncojnë: Persona të panjohur po intimidojnë votuesit

Tjetër incident në afërsi të shkollës Karbunarë e vogël Lushnje ku ndodhen dhe qendrat e votimit.
Kandidatët për deputet të PD Gentjan Çela dhe Saimir Korreshi denoncojnë praninë e personave të panjohur në afërsi të qendrave të votimit,të cilët intimidojnë votuesit.
Sipas kandidatëve për deputet të PD kanë njoftuar policinë e cila merret sipas tyre vetëm me procesin zgjedhor dhe asgjë tjetër, denoncimet tona nuk pranohen.
Pasi ka pasur probleme, në terren kanë ardhur kryetari dhe sekretari i KZAZ 55 për të parë situatën.

