Connect with us

Politike

‘Tom Doshi ia mbathi’/ Berisha: Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Kryetari i PSD-së, Tom Doshi është arratisur, ndërkohë që sipas tij, për të ishte prerë urdhër arresti nga SPAK.

Berisha shkruan se Tom Doshi është aleati i kryeministrit Rama dhe disa ditë më parë u thirr në SPAK. Nga ana tjetër ngre dyshime se u urdhërua dhe se ky i fundit ia ka mbathur.

“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.

Advertisement