Politike
Topi fjalë të ndjera për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Tejkaloi pozicionin politik dhe më votoi si President
Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish kryetarit të PS Fatos Nano.
Topi shkruan se vlerëson sjelljen e tij me kundërshtarët politikë, ndërsa ka kujtuar një rast kur Nano sipas tij ka tejkaluar pozicionin politik dhe votoi Topin për president të vendit.
“Keqardhje për ndarjen nga jeta të z. Fatos Nano. Nano ishte një politikan qytetar, liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri. Sjellja e tij politike me kundërshtarët politikë ishte plot predispozicion për dialog e kompromis. Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President i Republikës, duke menjanur krizën politike e kushtetuese. U prehtë në paqen e përjetshme!”, shkruan Topi.