DOSSIER
Tortura, grushta e shkelma/ Çfarë ndodhi me Fiqrete Shehun në Burgun 313
Bajram Mustafaj, ish i dënuari i burgut 313 në Tiranë në kohën e regjimit, ka treguar se çfarë ndodhte me të burgosurit, kryesisht ish-qeveritarët dhe ish-ministrat që dënoheshin nga sistemi.
Zoti Mustafaj tregon se si e torturonte Hekuran Isai, Fiqrete Shehun, bashkëshorten e Mehmet Shehut dhe djalin e tyre Bashkimin.
“Kam dëgjuar shumë se çfarë ndodhte me të dënuarit në qelitë e izolimit në katin e dytë të burgut 313.
Kemi dëgjuar si i torturonin me shkelma dhe grushte ish-qeveritarët, ish-ministrat. Këta i rrihte Hekuran Isai.
Në një rast kam dëgjuar kur kishte marrë Fiqrete Shehun dhe e gjuajtën me shkelma.
-Mos- u tha ajo.
Unë jam grua plakë. Ne kemi qenë shokë.
Unë jam bërë pjesë e juaja kundër burrit tim, ju më përdorni kështu.
Ju më keni dhënë fjalën që fëmija nuk do të dëmtohet. Ju më keni burgosur djalin, thoshte ajo teka qante dhe bërtiste”, tregon Mustafaj