Kronike
Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, sekuestrohen 14 pistoleta dhe 2 automatikë

Pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive për trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar ‘Puzzle’. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë.
Sekuestrohen 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

