Connect with us

Bota

Tragjedi në Rusi, mbyten në lumë katër studentët e mjekësisë

Katër studentë indianë të mjekësisë janë mbytur teksa po notonin në një lumë në veriperëndim të Rusisë, thanë të premten zyrtaret vendas. 

“Studentët po notonin… në një zonë ku noti është i ndaluar”, tha organi ligjzbatues. “Dy prej tyre filluan të merreshin nga rryma dhe dy të tjerë u hodhën për t’i shpëtuar. Pas ca kohësh, të katër shkuan nën ujë.

Konsullata indiane në Shën Petersburg tha se një student i pestë “u shpëtua”, duke shtuar se ata po studionin mjekësi në universitetin në Veliky Novgorod. Ai shtoi se familjet e studentëve ishin kontaktuar dhe po bëhen përpjekje për të riatdhesuar trupat e tyre “sa më shpejt të jetë e mundur”. Hetuesit rusë thanë të premten se dy trupa ishin gjetur deri më tani.

Veliky Novgorod, një nga qytetet më të vjetra në Rusi, ndodhet mbi 150 kilometra në jug të Shën Petersburgut. Lumi Volkhov rrjedh nëpër qytet në rrugën drejt liqenit të gjerë Ladoga në Rusinë veriperëndimore.

Advertisement