Connect with us

Kronike

Tragjike/ Bëri një ineksion në ambulancën e lagjes, e moshuara humb jetën papritur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, teksa një grua e moshuar humbi jetën pak pas injeksionit që bëri në ambulancën e lagjes. Policia e Shtetit ka bërë me dije se 78-vjeçarja me inicialet M. V., bëri një injeksion në ambulancën e lagjes Savër, por pësoi një reaksion. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ajo ndërroi jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-referuan materialet në Prokurori, sepse ditën e djeshme, shtetasja M. V., 78 vjeçe, pas një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër, ka pësuar reaksion. 78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Fierit dhe aktualisht po punohet për përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Advertisement