Connect with us

Kronike

Transportonte drogë për në Greqi, arrestohet shqiptari

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në bazë të një operacioni të zhvilluar në Kozani nga policia kufitare e Kosturit.

Si pasojë e operacionit janë sekuestruar mbi 20 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Është ndaluar mjeti që drejtohej nga një shqiptar 29 vjeç.

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 20 pako me 20 kg 900 gram marijuanë. U sekuestrua dhe 1 celular dhe 1 karte SIM.

Gjatë muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimore, që përfshinë zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 6 raste ku janë kapur ne total rreth 175 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptare.

Zakonisht në këtë zonë ngarkesat e drogës vijnë nga kufiri i Qarkut të Korçës.

Advertisement