Lifestyle
Tri arsye të rëndësishme përse bebes nuk i duhet rrethorja për ecje
Pos që kjo është një gjë më pak në të cilën do të shpenzoni para, ekzistojnë edhe arsye të tjera të rëndësishme përse do të duhej të mos blini rrethore për beben.
Shumica e punëtorëve shëndetësorë dhe e ekspertëve të sigurisë nuk rekomandojnë rrethore për bebe pikërisht për shkak të këtyre arsyeve:
1. Rrethorja nuk do t’i ndihmojë bebes të mësojë të ecë
“Hulumtimet kanë treguar që bebet të cilat përdorin rrethore mësojnë të ecin një muaj më vonë se bebet të cilat nuk e përdorin atë”, shpjegon pediatri David Geller dhe shton se bebet mësojnë të ecin duke shikuar dhe kuptuar se si këmbët dhe shputat e tyre lëvizin”.
Nëse rrethorja përpara ka përparësen, bebja nuk mund të shohë se çfarë ndodh me pjesën e poshtme të trupit të saj dhe nuk mund të marrë informacionin i cili i nevojitet për zhvillimin e saj motorik.
2. Rrethorja mund të ngadalësojë zhvillimin
“Bebet të cilat përdorin rrethore mësojnë të zvarriten, të qëndrojnë në këmbë dhe të ecin më vonë se zakonisht dhe vazhdojnë të tregojnë zhvillim të vonuar motorik muaj të tërë pasi që kanë mësuar të ecin”, shpjegon pediatri Alan Greene. Përse ndodh kështu? Sepse fëmijët në atë mënyrë i kalojnë hapat vendimtarë në mësimin e ecjes si drejtim i pavarur.
Me rrethore këtë nuk kanë nevojë ta bëjnë në mënyrë që të lëvizin. Gjithashtu, për shkak të asaj që dubakët ia lehtësojnë bebes lëvizjen nëpër dhomë – ato mund të zvogëlojnë dëshirën për të ecur.
3. Rrethorja për ecje mund të shkaktojë fatkeqësi serioze
“Rrethoret janë të rrezikshme, sepse u ofrojnë bebeve shpejtësi shtesë, lartësi shtesë dhe qasje ndaj shumë rreziqeve”, thotë pediatri Jay Hoecker.
Shumica e lëndimeve dhe e fatkeqësive ndodh kur rrethorja bie shkallëve apo përplaset për mobilie apo shporet. Edhe më rrezik kur prindërit e lënë fëmijën që vetë të drejtojë rrethin pa mbikëqyrjen e tyre, mirëpo dr. Geller thekson se as prania e prindërve nuk është garanci për pengimin e lëndimeve.
Çfarë të bëhet në vend të përdorimit të rrethores?
Mendoni për këtë që në vend të saj t’i blini vogëlushit tuaj një kopsht të vogël për të luajtur në të cilin bebja juaj ka vendin e sigurt për të qëndruar ulur, për t’u zvarritur dhe luhatur.
Qendrat statike dhe didaktike të lojërave të cilat duken si rrethore, por pa rrota – gjithashtu janë ide më të mira se sesa rrethoret, konstatojnë ekspertët.