Politike
Trimëria e kryeministrit Rama buron nga paniku, vetëm me opozitën hapen dyert e Europës
Drejtori për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është shprehur në një intervistë se sjellja e kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë ka ndryshuar ndjeshëm, duke reflektuar, sipas tij, panik dhe presion ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.
Lela theksoi se zhvillimet e fundit tregojnë një përplasje të re mes kryeministrit dhe SPAK-ut, ndërsa shtoi se në këtë situatë nuk janë vetëm aktorët opozitarë, por edhe faktorë të tjerë që, sipas tij, kanë humbur besimin tek Rama si partner i besueshëm.
Alfred Lela: Kryeministri duhet të përballet edhe me atë aktorin tjetër jo të vogël, të madh, që është pas, pas asaj që po ndodh me SPAK-un dhe GJKKO-në. Që unë mendoj, që unë mendoj dhe shumë të tjerë mendojnë, komentatorë politikë, që janë, janë amerikanët. Pra, është edhe kjo. Pra, diçka ka ndryshuar në aksin e ngjarjeve. Ka një shtysë, ka një shtysë të re në këtë sjellje, frymë jo të re do të thoja të të SPAK-ut, sepse tani SPAK-u, edhe kjo ka qenë dhe kërkesa ose ankthi po themi, marazi, për ta thënë shqip fare i aktorëve opozitarë.
Pse SPAK-u nuk shkon tek kryeministri? Dhe SPAK-u, GJKKO-ja i janë afruar me sa duket shumë territoreve që e prekin, pra ia kanë prekur nervin kryeministrit dhe prandaj është ky reagim, sepse dhe reagimi i Ramës është, është krejt i ri, është krejt ndryshe. Pra, kanë ndryshuar, ka ndryshuar sjellja e aktorëve kryesorë dhe Rama prandaj e ka zhveshur atë mantelin e atij dashnorit të drejtësisë dhe themeluesit bashkë me Partinë Socialiste të drejtësisë së re. Tani është Rama siç është së brendshmi.
Rama i vërtetë është në këto ditë. Pra është Rama që i thotë pushtetit gjyqësor, në këtë rast një pjesë të tij sepse e thashë që është kapur, është lavia te fija e barit e Gjykatës Kushtetuese. I thotë pushtetit gjyqësor që këtu i ke kufijtë. Mos më hajde me patllake, nuk mund të ma marrësh telefonin, mos ma prek Belindën, mos guxo të bësh këtë dhe atë. Pra, është një Ramë i trimëruar, po është i trimëruar mendoj unë nga paniku. Pra është një trimëri në dëshpërim e sipër, nuk është një trimëri institucionale apo një trimëri burrërore, të cilët burrat e shtetit e tregojnë duke mos bërë, për ta thënë shqip dhe trashë, karagjozllëqe dhe korrupsion.
Pra është një trimërim në panik, në panik e sipër. Kësaj here e dua ta ritheksoj këtë, nuk janë vetëm aktorët opozitarë, nuk është vetëm Partia Demokratike e Sali Berisha, janë aktorë opozitarë të shtuar në përballje me të, por unë mendoj që janë edhe aktorë që nuk ndihen dhe nuk shihen por dihet që janë, që janë aty dhe janë duke, e kanë kuptuar më në fund që Rama nuk është partneri i sigurt. Me Ramën nuk mund të bësh gjeostrategji ose gjeopolitika të së nesërmes, sepse Shqipëria nuk mund të jetë vend i sigurt.