Shkrime
Trimi pa pushkë braktis Vuçiçin, puthje e përqafime me Ariun e Bardhë
Ministri pa portofol dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë, Aleksander Vulin, për të dytën herë brenda një muaji e gjysmë vizitoi Moskën.
Me marrjen e këtij posti, a e mori ai jozyrtarisht rolin e të dërguarit special për çështjet ruse? Apo rolin e një “ministri të çoroditur” që drejton një politikë të pavarur nga qeveria de facto ‘pro-evropiane’.
Tani me te drejte shtrohet pyetja nëse emërimi i Vulin në këtë detyrë ishte mënyra e Vuçiqit për të krijuar, nëse asgjë tjetër, pamjen e distancimit nga Rusia dhe distancimit nga ndikimi rus, apo vetë formimi i një ministrie të tillë tregon krejtësisht të kundërtën.
Srećko Gjukić , ish-ambasador dhe anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, tha për Danas se ministri të tilla si ajo e Vulin-it nuk ekzistojnë askund në botë dhe se presidenti Vuçic padyshim që kujdeset shumë për atë që Perëndimi mendon për të.
“Ky ka qenë rasti veçanërisht që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe kur fuqitë kryesore perëndimore dhe BE vendosën sanksione ndaj Rusisë, dhe kjo po shikohet dhe vlerësohet veçmas” – shpjegon Gjukiç
Siç vlerësoi ai, një politikë e tillë perëndimore shqetëson Serbinë dhe Vuçiqin, duke marrë parasysh specifikat e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, jo vetëm tradicionalisht dhe historikisht, por edhe në lidhje me çështjen e Kosovës, e cila, siç tha ai, sigurisht është pikëpamja kryesore e Beogradit kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Moskën.
Gjukic gjithashtu theksoi se vitet e fundit Vuçic ka qenë shumë më i kujdesshëm kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë dhe se ka parë një zgjidhje te Aleksander Vulin.
“Ai gjeti hapësirë për nje vend në Qeveri për një njeri që është i orientuar pro-rus. Kurse Vulin gjeti ngushëllim atje, teksa ishte shpallur non grata nga SHBA. Ai e do pozicionin e tij, e do Rusinë dhe e interpreton retorikën pro-ruse sa më ekstremISHT të jetë e mundur me pikëpamjet e tij anti-evropiane” – Theksoi Gjukic.
Në këtë mënyrë, siç shpjegoi ai, Vuçic ka dalë jashtë fokusit për marrëdhëniet me Rusinë, gjë që Moska e kupton sepse është e vetëdijshme për pozicionin e Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare.
“Kjo i jep Vuçiqit hapësirën për të dalë nga fokusi i Perëndimit për këtë çështje dhe për të zënë vendin e një politikani pro-evropian që mbron një orientim pro-perëndimor ne politikën e jashtme te Serbise, kurse nga ana tjeter Vulin shfaqet si një ministër djallëzor që shkon vetë, pa pyetur asnje njeri në udhëtimet e tij në Moskë” – deklaroi Gjukiq.
Sipas tij, kjo situatë është e tille pikërisht për shkak të tolerancës nga Perendimi që gëzon Serbia dhe se ministri Vulin është në një pozitë komode nga e cila mund të propagandojë politikën e tij pro-ruse.
Dimitrije Miliç, drejtor programi i organizatës “Rruga e Tretë e Re”, tha per median serbe Danas se Aleksandar Vulin shërben si i dërguar special serb për Rusinë, sepse, siç u shpreh ai, nuk ka asgjë për të humbur.
Gjithsesi sipas Milic, ndikimi rus ne Serbi duket se është në rënie në kontekstin e diversifikimit të kontraktimeve në fushat ku ka bashkëpunim tradicional me Rusinë. Ai kujtoi kontratat e furnizimit te Serbise me gaz nga Azerbajxhani dhe Shtetet e Bashkuara, blerjen e avioneve Rafale nga Franca dhe shkëmbimet tregtare që tregojnë se “numrat me Rusine po bien” ne disa sfera të bashkëpunimit.
“Ka një farë distancimi praktik kur bëhet fjalë për çështje të matshme politike, edhe pse Vulin ka si rol të udhëheqë komunikimin ndërmjet Beogradit dhe Moskës” – theksoi Milic, duke shtuar se nag te gjitha me siper, mund të konkludohet se presidenti Vuçic nuk dëshiron të organizojë takime me Putinin për shkak të dëmtimit të reputacionit që mund të ketë në Perëndim për sa i përket reputacionit personal mbi të gjitha.
“Në vendet e tjera perëndimore, Vulin nuk do të mund të emerohej ne asnje post qeveritar, Kurse ne Serbi ai është i dërguari special i qeverisë për çështjet ruse” – potencoi Dimitrije Miliç
Për kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçevic, synim strategjik i Serbisë është Bashkimi Evropian, por jo edhe për vartësin e tij, Aleksandar Vulin i cilin po qëndron për vizitë në Moskë. I sanksionuari nga SHBA-ja deklaroi se Serbia duhet të vazhdoj te kultivoj marrëdhënie te ngushta me Rusinë dhe me Kinën.
Nderkohe duket se Serbia vazhdon të luajë me disa karta në politikën e jashtme.
Në kryeqytetin rus, Vulin zhvilloi takim me drejtorin e Shërbimit të Jashtëm për Inteligjencë të Rusisë, Sergey Naryshkin, ku sipas qeverise serbe u diskutua për përmirësim dhe forcim të bashkëpunimit mes strukturave të sigurisë së Serbisë dhe Rusisë.
Para këtij takimi, Vulin në një intervistë dhënë për Russia Today, deklaroi se për Serbinë koalicioni ndërkombëtar BRICS ofron një alternativë ndaj Bashkimit Evropian.
Kjo deklarate nuk e kane befasuar aspak, publicistin nga Beogradi, Dushan Janjic. Madje, sipas tij Vulin është i angazhuar nga Vuçiq që të krijoj lidhje sa më të forta me Rusinë.
“Fillimisht duhet thënë se Vulin nuk po vepron me koken e tij, vetëm pse ai ka lidhje të forta me Rusinë. Ai i është ngarkuar nga vet Vuçici që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRICS-it. Vulin asnjëherë nuk i ka fshehur bindjet e tij dhe nuk ka asgjë këtu për tu befasuar. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket se akoma nuk ka vendosur se në cilën anë është, me Rusinë apo me Perëndimin. Këtë qasje të Serbisë në politikë të jashtme do ta shohim për një kohë të gjatë” – deklaroi Janjiç.
Kujtojme se Vulin është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, për lidhjet e tij me Rusinë dhe përfshirje në korrupsion gjatë kohës sa ka qenë në krye të BIA-s.