Connect with us

Kronike

Tritol automjetit të 36-vjeçarit, e porositi vrasësi me pagesë nga burgu i Fushë-Krujës

Shtatë persona janë arrestuar të dyshuar si autorët e shpërthimit të lëndës plasëse në automjetin e Oltjon Klosit më 10 mars, ngjarje e ndodhur në rrugën “Vasil Ndocka” në kryeqytet. Klosi është një person me precedent penal, e dyshohet se motiv për vënien e tritolit të jetë aktiviteti i tij në Spanjë.
Të arrestuarit janë Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama 24 vjeç dhe Eklips Leti 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim; dhe Glentjan Kojtari 29 vjeç, Dorjan Hamolli 34 vjeç dhe Geris Molla 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.
Porositësi i vendosjes së tritolit dyshohet se është Sabah Nuzi, i burgosur në burgun e Fushë-Krujës dhe i akuzuar si vrasës me pagesë e të tjera vepra të rënda penale. Nuzi është pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës dhe i akuzuar si ekzekutori i 22-vjeçart Klevis Lleshi më 2020 për llogari të Hoxhës.

32-vjeçari Jurgen Gjonaj është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive i ndihmuar nga Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti, duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërsa Geris Molla, Dorjan Hamolli dhe Dorjan Hamolli kanë shoqëruar me automjet Jurgen Gjonajn për të vendosur tritolin.
Sabah Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një shume prej 15 mijë eurosh, raporton gazetari Sokol Dema. Borxhi është marrë jashtë shtetit, në Spanjë, ku sipas burimeve pranë policisë dyshohet se janë para të pazareve të drogës. Klosi pretendonte se e kishte shlyer borxhin, por Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet edhe 15 mijë euro. Pasi Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, Sabah Nuzi ka urdhëruar grupin e të arrestuarve që ti vendosin Oltjon Klosit tritol te makina.

Advertisement