Politike
Tritol hotelit “Pameba” të vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panikosen turistët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit tek hotel “Pameba” i vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Raportohet se një sasi tritoli është vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë.
Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.
Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit.

