Kronike
Tritoli ndaj biznesit në Kamëz/ Mes të arrestuarve Jeton Lami, ish-oficeri i operacionales që shoqëroi Ervis Martinajn
Një nga personat e arrestuar për tritolin në Kamëz është ish-oficeri i operacionales Jeton Jami, i arrestuar për shpërdorim detyre pasi akuzohej se shoqëronte Ervis Martinajn para se ai të zhduket.
Grupi i goditur që dyshohet se vendosi tritol te biznesi në Kamëz një ditë më parë, janë të përfshirë në gjobëvënie.
Burime bëjnë me dije se dhe dy kunetërit të cilëve iu vendos tritoli ka dyshime se kanë qenë pjesë e grupit të gjobë-vënies.
Të njëjtat burime shtojnë se ka dyshime se mes tyre mund të ketë patur përplasje, ndaj të arrestuarit i kanë vendosur lëndën shpërthyese në biznesin e tyre si formë gjobë vënie prej 500 mijë eurosh.
Sipas burimeve, autorët dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njërit grup gjobëvnësish, por pas konflikteve janë ndarë.
Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit mes të cilëve edhe ish-oficeri Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, i cili jetonte në Itali.
Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit. Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet t’u jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.