Connect with us

Kosova

Tronditëse/ 18 vjeçari me origjinë nga Kosova plagos rëndë mësuesen në Gjermani, në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë profesionale në qytetin Essen të Gjermanisë, ku një mësuese është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë nga një nxënës 18-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Sipas mediave dhe policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur në zonën “Bildungspark” të lagjes Nordviertel.

Autori i dyshuar është nxënës në të njëjtën shkollë dhe, për arsye ende të panjohura, ka sulmuar mësuesen duke e goditur me thikë në bark.

Mësuesja është dërguar menjëherë në spitalin universitar të qytetit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendngjarja. Rreth orës 11:00, policia ka marrë një njoftim për një person të dyshimtë në një park rreth tre kilometra larg shkollës. Gjatë përballjes me forcat speciale, ai ka tentuar të sulmojë me thikë edhe efektivët, çka ka çuar në përdorimin e armës nga ana e policisë për ta neutralizuar. I riu është arrestuar dhe ndodhet aktualisht në mbikëqyrje mjekësore.

Operacioni i policisë përfshiu forca të shumta të armatosura, njësi speciale (SEK), si dhe një helikopter që patrulloi për disa orë mbi zonë. Ndërtesa e shkollës u rrethua për siguri, ndërsa mësimi u ndërpre.

Ende nuk janë bërë publike motivet e këtij sulmi të rëndë, dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet. Nuk ka konfirmime zyrtare lidhur me origjinën e autorit apo ndonjë lidhje personale me mësuesen.

Advertisement