Kosova
Tronditëse/ Burri dhunon gruan dhe i merr foshnjën
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan, pasi dyshohet se e ka sulmuar gruan e tij dhe më pas ia ka marr fëmijën shtatë muajsh.
Fëmija i është kthyer nënës më pas.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.
“Lipjan 07.07.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr fëmijën shtatë muajsh viktimës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit fëmija i është kthyer viktimës ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express