Kosova
Tronditëse/ Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Ndërkohë që media e Kosovës, “KALLXO.com” ka siguruar e-mailin përmes të cilit është kërcënuar Osmani.
Mesazhi është çuar më 15 maj, dhe shkruan: Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuse ordinere ti ha ropt tvraj.
EMAILI:
Edhe pse është konfirmuar se është marrë ky email, sërish zyra e Presidentes ende nuk ka dalë me një deklaratë publike.

