Connect with us

Aktualitet

Tronditëse/ Sherri ky mbetën të plagosur tre nxënës, 16 vjeçari në gjendje kritike, plaga në mushkëri

Një sherr me thika ka ndodhur pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku mbetën të plagosur dy nxënës 16-vjeçarë.

Njëri prej tyre, me iniciale B.T., ndodhet në gjendje kritike, pasi plagët në gjoks kanë prekur mushkëritë.

Nxënësi tjetër, me iniciale A.L., është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme, pavarësisht se gjithashtu ka marrë plagë në gjoks.

Sipas raportimeve konflikti ka nisur brenda oborrit të shkollës dhe më pas është zhvendosur jashtë, ku u përfshinë rreth pesë nxënës.

Advertisement