Kronike
Tronditesë/ Shqiptari masakron për vdekje ish-gruan në sy të 3 fëmijëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar nga Gostivari ka vrarë ish-partneren e tij. Sipas mediave gjermane, 33-vjeçari shqiptar, i paidentifikuar me emër, mësohet se ka goditur me thikë gruan e tij, e cila ishte tre vjet më e vogël. Nga plagët e marra, 30-vjeçarja ndërroi jetë në spital.
Sipas Prokurorisë, tre fëmijët e vegjël të çiftit (3, 4 dhe 6 vjeç) ishin dëshmitarë të krimit. Ata vrapuan te fqinjët, të cilët më pas thirrën Policinë. Pasi kreu vrasjen, 33-vjeçari u arratis nga vendi i ngjarjes. Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në banesën e gruas, viktima kishte humbur vetëdijen dhe ndërroi jetë në spital. Fëmijët u dorëzuan në zyrën e mirëqenies për të miturit, derisa një familjar i tyre të shkojë dhe t’i marrë.
Viktima jetonte e ndarë nga burri i saj. Ajo sapo ishte vendosur në pallat me fëmijët pak ditë më parë. Burri thuhet se ka qenë i dhunshëm ndaj gruas së tij në disa raste. Por nuk dihet përse e ka kryer vrasjen, pasi para forcave të Policisë ka zgjedhur që të heshtë.