Politike
Tronditje në drejtësi/ Veliaj kërkon dalje nga burgu, GJKKO zbulon datën e shqyrtimit

Rreth dy muaj pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, kryebashkiaku i arrestuari i Tiranës, Erion Veliaj kërkon sërish lirimin nga qelia e paraburgimit në IEVP Durrës. Përmes një kërkese drejtuar togave të zeza, Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë. Mbetet për t’u parë nëse Gjykata e Posaçme do të pranojë zbutjen e masësë ndaj politikanit, në një kohë kur zbardhja e vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka “ngritur” një tjetër hije dyshime për një vepër penale që deri më tani nuk i është atribuuar kryebashkiakut të vendosur në pranga.
Sipas gjyqtarit Engert Pëllumbi, Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe miku i tij, biznesmeni Elman Abule kanë vepruar si një grup për përfitime materiale. Po sipas gjyqtarit, këto janë tipare që përputhen me veprën penale “grup i strukturuar kriminal”. Por duke qenë se kjo vepër penale ende nuk u është atribuuar të treve nga organi i akuzës (SPAK).
Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash ‘OJF’.
Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën “arrest me burg”, ndërsa Xoxa në “detyrim paraqitje”, ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje.”

