Connect with us

Kosova

Trump dhe Macron kanë projektuar Vjosa Osmanin kryeministren e re të Kosovës, jo Kurtin

Kreshnik Spahiu, duke komentuar takimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani,  në Paris gjatë rihapjes së Katedrales Notre Dame, tha se Osmani po shihet si partnerja kryesore e Kosovës, duke lënë në hije kryeministrin Albin Kurtin.

Ai vuri theksin te faktin që Donald Trump ka shtrënguar duar me Prishtinën, duke e konsideruar Osmanin si partneren kryesore në rajon, një sinjal që duhet të sjelle reflektim nga te tjeret.

“Mesa duket Macron dhe Trump  e konsiderojnë Vjosa Osmanin si kryeministren e ardhshme, duke lënë në hije Albin Kurtin.

Gjithsesi me e rendesishme eshte që Trump shtrëngoi duart me Prishtinën dhe jo me Beogradit, duke konsideruar Vjosa Osmanin partnere në rajon” – theksoi Spahiu.

Më tej ai pati kritika edhe për situatën e demokracisë në dy shtetet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Lënë shumë për të dëshiruar gjendja e demokracisë të Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi dy opozita shumë të dobëta, pjesë të shoqërisë hibride që duan më shumë partinë sesa Shqipërinë. Ende nuk kemi krijuar seriozitetin dhe traditën e dashurisë për partneret tanë’ – theksoi Spahiu.

Advertisement