Connect with us

Kosova

Trump është mashtrues/ Daniel Serwer: Kosova duhet të bëj kujdes

Për vendet që synojnë anëtarësimin e përhershëm në Bordin e Paqes, çmimi i kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trumpi për vitin e parë “të abonimit” është 1 miliard dollarë. Ata që s’e paguajnë këtë shumë do të kenë një mandat të kufizuar trevjeçar që nënkupton se pas skadimit të mandatit, ata do të vendosin nëse duan të jenë anëtarë të përhershëm, status që kushton 1 miliard dollarë.

I pyetur ne lidhje me kete, Daniel Serwer, profesor universitar në Johns Hopkins tha se e kupton arsyen themelore pse Kosova mund të ketë pranuar ftesën e Trumpit për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes: blerjen e pikëve politike në një administratë që funksionon më shumë mbi prirje personale sesa mbi parime ndërkombëtare.

“Por Trumpi është një mashtrues. Bordi i Paqes do të jetë thjesht një mundësi për të qëndruar në një dhomë ndërsa ai [Trumpi] do flas me orë. Kosova nuk mund të përballojë 1 miliard dollarë. Por e kuptoj pse mund të dëshirojë të marrë pjesë në këtë aktivitet të dyshimtë: të blejë disa kredite nga mashtruesi – Keshilla ime eshte: bëni kujdes!”.

Megjithatë, për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, anëtarësimi në “organizata ndërkombëtare të paqes” që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara, fuqizon sovranitetin e vendit, pozicionin e tij ndërkombëtar, si dhe është në “interesin më të lartë” të Kosovës.

Ky zhvillim vjen pas tensioneve të fundit që kanë tronditur marrëdhëniet tradicionale midis fuqive të mëdha, të cilat vazhdojnë të testohen për shkak të asaj që shumë analistë e cilësojnë si rendi i ri global – skenë ku Kosova kërkon të gjejë vendin e saj.

 

 

Advertisement