Connect with us

Bota

Trump flet për zhvendosjen e përhershme të palestinezëve nga Gaza

Donald Trump ka folur me gazetarët përpara bisedimeve me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan tha se do të mbështeste një përpjekje për të zhvendosur përfundimisht palestinezët nga Gaza në vende ku ata mund të jetojnë pa frikën e dhunës.

Trump e përshkroi Gazën si një “kantier shkatërrimi”. “Gjithçka është rrëmujë. Është e gjitha vdekje,” tha ai.

Ai tha se besonte se palestinezët nuk duhet të kthehen në Gaza. “Pse do të donin të ktheheshin? Ai vend ka qenë ferr,” tha ai.

I pyetur se sa njerëz mendonte se duhet të zhvendosen nga Gaza, Trump u përgjigj: “Të gjithë.”

Advertisement