Bota
Trump frikëson botën: Kemi fuqinë ta shkatërrojmë Iranin brenda një ore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja ka kapacitetin të godasë Iranin në një mënyrë që do ta bënte të pamundur rindërtimin e tij, por theksoi se një veprim i tillë nuk është ndërmarrë.
Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë fuqinë të shkatërrojnë objektiva të rëndësishme iraniane brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Jemi mirë. Mund të shkatërroj gjëra brenda orës së ardhshme. Mund të mblidhemi dhe brenda një ore do të lexoni për shkatërrimin e centraleve bërthamore. Mund t’i bëjmë Iranit gjëra që do të ishin të tmerrshme. Ata fjalë për fjalë nuk do të mund të rindërtoheshin kurrë si komb, por ne nuk po e bëjmë këtë tani”, tha Trump.
Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, veçanërisht lidhur me programin bërthamor iranian dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.