Connect with us

Bota

Trump garanton Zelenskyn për paktin dhe Putinin: Do keni mbrojtje shumë të mirë nga ne

Opinioni publik ishte dëshmitar i një takimi shumë më miqësor dypalësh midis Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, krahasuar me përplasjen që pamë midis dy presidentëve në të njëjtën sallë në shkurt.

Dy liderët qeshën në disa momente ndërsa diskutonin përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në fillim të takimit, Zelensky i dorëzoi personalisht një letër nga gruaja e tij, Olena Zelenska, gruas së Trump, Melania Trump, për ta falënderuar zonjën e parë të SHBA për përpjekjet e saj për të rikthyer në shtëpi fëmijët ukrainas të mbajtur në Rusi.

Trump tha se SHBA do t’i japë Ukrainës “mbrojtje shumë të mirë”, por mbetet i paqartë nëse kjo garanci do të udhëhiqet nga NATO apo mund të përfshijë një angazhim tjetër amerikan.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se nuk beson se është e nevojshme një armëpushim për t’i dhënë fund luftës, duke u tërhequr nga pozicioni i tij i mëparshëm para bisedimeve me Putinin të premten.

Trump tha se planifikon të flasë me Putinin më vonë sot, pas takimit të tij me Zelenskyn dhe liderët e tjerë evropianë, të cilët po prisnin në sallën ngjitur.

Kur u pyet se çfarë garancish dëshiron nga SHBA, lideri ukrainas tha se i duhet “gjithçka”, përfshirë pajisje dhe inteligjencë.

Më herët gjatë bisedës, pati një moment kur një gazetar komplimentoi Zelenskyn për veshjen e tij – i njëjti gazetar që ishte kritik ndaj paraqitjes së tij në shkurt.

Advertisement