Connect with us

Kosova

TRUMP OFRON PAQE/ Kosova do të paguajë çmimin tragjik për të hyrë në NATO

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger ka folur për marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe politikat që presidenti I sapozgjedhur Donald Trump mund të zbatojë. Ai gjithashtu analizoi synimet e Trumpit për paqe dhe për të zgjidhur problemet Ukrainë-Rusi dhe Kosovë-Serbi, dhe kësisoj kërkoi një politikë më të zgjuar nga Kosova për vitin e ardhshëm. Fehlinger gjithashtu përmendi edhe Asociacionin dhe mundësinë për anëtarësimin e Kosoves në NATO.

“Me gjithë respektin për kryeministrin Albin Kurti, as kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz dhe as Donald Trump nuk duan ne Kosove një lider të kryqëzuar për çështjet e majta. Këtu kërkohet një politikë e re e zgjuar nga Kosova. Kolapsi fiskal i ardhshëm i Rusisë dhe anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të krijojë një dritare unike mundësish për Trump për të bërë paqe në Ballkan duke ofruar pranim të trefishtë në NATO për Serbinë, Kosovën dhe Bosnjën në një paketë e madhe dhe keshtu ai Trump te marr çmimin Nobel të Paqes, kjo është ajo që ai dëshiron, te shkruhet ne librat e historisë si një paqebërës i madh amerikan. Në një marrëveshje të tillë askush nuk duhet parë si pengesë, as Vuçiq, Dodik apo Kurti dhe Asociacioni është një çmim i vogël për anëtarësimin në NATO për Kosovën”-  nënvizoi eksperti austriak.

Më tej, ai vlerësoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është fokusi me i madh dhe Trumpit i pëlqejne paketa të tilla dhe ky duhet të jetë qëllimi strategjik i Kosovës.

“Nuk është pa ironi që Trump do ta detyrojë Serbinë dhe Bosnjën te futen në NATO. Trumpi kujtojme se është lideri i NATO-s që integroi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në NATO. Herën e fundit kur u kujdes për Ballkanin, Kosova ishte fituesja e madhe me ribashkimin e Izraelit kurse Serbia nuk mori asgjë. Edhe ne vitin 2025 Kosova do të jetë sërish fituesja e madhe: – potencoi Fehlinger duk shtuar – “Hyni në NATO tani me mbështetjen e Trumpit dhe kthejeni tryezën kundër Serbisë, nëse Serbia refuzon ofertën e Trump për t’u anëtarësuar në NATO. Kjo duhet të negociohet me zgjuarsi me ekipin Trump”

Advertisement