Connect with us

Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi, për ta joshur Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndalur në Turqi gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, nëse kjo do ta bindte homologun e tij rus, Vladimir Putin, të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për paqe mes Kievit dhe Moskës – për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të udhëtojë më 15 maj në Turqi për t’u takuar ballë për ballë me Putinin, pasi ky i fundit bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta – por pa e sqaruar nëse do ta takojë Zelenskyn personalisht.

Megjithatë, kur ka mbetur më pak se një ditë deri te data e caktuar për takimin, Putin ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ndërsa Zelensky ka thënë se do të takohet vetëm me liderin rus, jo me një delegacion zyrtarësh nga Moska.

Advertisement