Connect with us

Kosova

Trump tërheq perden e Serbisë/ Biserko tregon se për çfarë do detyrohet Vuçiç

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka deklaruar se rajoni nuk do të jetë një prioritet për presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump. Ajo ka thënë gjithashtu se Trump do t’i bëjë presion Evropës që të marrë përgjegjësi në fushën e sigurisë dhe në interesat ekonomike.
Sipas saj, presidenti i ri amerikan nuk do të angazhohet në në marrëveshjet e ndarjes se territorit, siç po presin udhëheqësit në Serbi.

“Është shumë herët për të diskutuar përfundimisht politikën e Trumpit në rajon. Unë supozoj se nuk do të jetë një prioritet, por ka të ngjarë të pasqyrojë tendencat e tij konservatore dhe autoritare. Kjo është pikërisht ajo që shumica e liderëve rajonalë, të cilët janë gjithashtu kryesisht autoritarë, shpresojnë të shohin të reflektuar në qasjen e tij. Nuk jam e sigurt se ai do të angazhohet në marrëveshjet e ndarjes se territoreve që mund të presin udhëheqësit serbë. Megjithatë, ai ka të ngjarë të ndjekë sigurinë dhe interesat ekonomike si prioritet, duke i bërë presion Evropës që të marrë më shumë përgjegjësi në këto fusha”, ka thënë Biserko
E pyetur lidhur me zhvillimet që mund të ndodhin në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Biserko parashikon që Trump do t’i rikthehet Marrëveshjes së Uashingtonit si edhe ka paralajmëruar presion ndaj Serbisë, për zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem.

“Trump ka të ngjarë të vë theksin te Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2019, e cila synon të forcojë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu mund të bëjë presion ndaj Serbisë që të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem, siç përcaktohet në marrëveshjen e Washingtonit. Megjithatë, kjo mund të varet nga kush emërohet si Ndihmës Sekretar” –  ka pohuar Sonja Biserko.
Sipas saj, situata në mes Kosoves dhe Serbise është më e ndërlikuar se sa ishte më parë. Ajo beson gjithashtu se endrrat e Beogradi per shkak te preferences per Donald Trump, nuk do të fitojë avantazh ndaj Kosovës.

“Beogradi shpreson të fitojë një avantazh ndaj Kosovës, duke pasur parasysh preferencën e Vucicit për Trump. Thjesht do mbetet nje enderr ne sirtar” – theksoi Sonja Biserko.

Advertisement