Shkrime
Trump viziton Kosovën?/ Thyhet pasqyra e Vuçiç, teksa gatuhet lufta e fshehtë
Dushan Janjiç, ekspert per dialogun Kosovë-Serbi dhe Kryetari i Forumit për marrëdhënie etnike ne Beograd, duke skanuar rikthimin e Donald Trump si president Shtepine e Bardhe dhe duke analizuar se si do të ndikojë pushteti i tij në Ballkan e kryesisht në dialog, tha se ndryshimet e para pritet të shihen që në mars të vitit 2025.
“Pas muajit mars do të kemi dy gjëra. E para insistimi për marrëveshjen dhe e dyta miratimin në Kongres i planit të Grenwell dhe Donald Trump, që çon përpara çështjen e komunikimit dhe bashkëpunimit ekonomik”-theksoi analisti Janjiç.
I pyetur nëse tashmë do të ketë dy platforma një amerikane dhe një europiane persa i takon dialogut Kosovë-Serbi, ai deklaroi se ka gjasa qe struktura e dialogut te ndryshoje…
“Është diçka që opinioni publik në Serbi nuk e ka kuptuar. Nese lexohet ajo qe ishte e shkruar e zeze mbi te bardhe, Marrëveshja e Washingtonit çonte statusin përpara. Ndërsa persa i takon planit Franko-gjerman, i pranuar në Bruksel, aty nuk de e qarte se si do te jete statusi brenda planit. Dialogu ka gjasa të vazhdojë sipas modelit europian me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe nuk duhet lejuar që Rusia të kthehet në Ballkan. Personalisht pres disa ndryshime nga Donald Trump, pasi qasja e liderëve si ai priten të jenë më të fokusuara te ekonomia se sa te qasja politike” – potencoi Janjiç.
Diplomati Edon Cana teksa komentoi fitoren e Donald Trump si president i SHBA dhe ndikimin që kjo pritet të ketë në Ballkan, tha se Trump është një president që merr vendime dhe kryen punë, ndërsa u shpreh optimist se me ardhjen e administratës se re, do të bëhen edhe disa ndryshime të nevojshme për Kosovën.
“Ndjesia ime është se me Donald Trump diçka do të ndodh. Ai është president që merr vendime dhe kryen punë. Për Kosovën kjo do te thote se do te kete me shume qartësi në disa çështje esenciale dhe fondamentale.
Ne kemi ish-presidentin e Republikës së Kosovës në Hagë, i cili u ndalua teksa ishte rrugës ne fluturim, për tu takuar me Donald Trump me te cilin do firmoste nje marreveshje te rene me pare dakord mes treshes Trump, Vucic, Thaci. E gjitha kjo duhet te behet transparente, pasi marrëveshja që u nënshkrua më pas nga kryeministri Avdullah Hoti ishte një version shumë i dobët i asaj në të cilën ishin akorduarme pare në parim treshja e presidenteve” – deklaroi diplomati Cana I cili gjithashtu shtoi: –
“Mund të themi që të dy presidentët demokrat ishin shumë të dëmshëm për Kosovën në shumë drejtime jo për shkak të ndonjë vendimi, por për shkak të mos vendimeve strategjike. Obama mendoj se është një nga presidentët më të dobët që pati Amerika për shumë dekada. Nga Joe Biden Kosova kishte pritshmeri shume te medha, por asgje nuk ndodhi. Ishte një lëvizje pa rezultate dhe normal që faji nuk është jetim. Fajtori duhet të kërkohet edhe në Prishtinë… Unë mendoj se me ardhjen e Donald Trump, do rikthehet një momentum i ri, por se çfarë lëvizje do të kemi kjo varet edhe nga Prishtina zyrtare” – theksoi diplomati Cana.