Pinknews
Tuna vazhdon të ngacmojë ndjekësit me poza nga pushimet afrikane
Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në fund të sezonit veror. Ajo ka zgjedhur kontinentin afrikan për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme. Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja nga Shkupi nuk heziton që të ndajë me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje. Së fundmi, interpretuesja e hitit “Inati” publikoi disa imazhe të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram nga Zanzibari. Ajo ka pozuar e veshur me një fustan ngjyrë rozë me lule, teksa ka vënë në pah barkun e saj të tonifikuar. Dekolteja e hapur bëri që gjoksi i këngëtares të vihej në pah, duke i dhënë asaj një pamje akoma më ngacmuese. Pëlqimet dhe komentet nuk kanë munguar përbri fotografisë, teksa shumica kanë qenë komplimente për linjat e saj të trupit.