Connect with us

Aktualitet

Turistët lahen cullak në mes të Përmetit, të pashqetësuar nga sjellja e pahijshme

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Përmetit, ku disa turistë janë parë duke u larë në rrugë, pranë qendrës së qytetit.

Ata shihet të përdorin ujë dhe mjetet e tyre personale, pa u shqetësuar se ishin në një vend publik ku kalojnë shumë njerëz fëmijë e të mitur.

Kalimtarët kanë mbetur të habitur nga kjo sjellje e turistëve teksa kërkohet që sjellja e tyre të jetë më e përshtatshme pasi akti në fjalë nuk është i hijshëm.

Banorët kërkojnë që për turistët të ketë udhëzues që të përdorin vendet e duhura për të bërë dush dhe jo në hapësira publike.

Vizitorët janë të mirëpritur por duke respektuar etikat njerëzore të sjelljes. Të lahesh në publik, zhveshur në sy të kalimtarëve nuk është e hijshme.

 

Advertisement