Kronike
Turisti grek rrëzohet nga muri i Kalasë së Gjirokastrës
Një 39-vjeçar grek me inicialet K. V., është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshmë të trupit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se turisti grek është dërguar në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 22:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore shtetasi grek K. V., 39 vjeç. Ky shtetas është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshmë të trupit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.