Sport
“Turpërim epik dhe katastrofë”/ Mediat serbe: Shqipëria nxjerr jashtë Serbinë, humbje që të dhemb
Kombëtarja shqiptare u shfaq e jashtëzakonshme në raundin e kualifikueseve të botërorit 2026. Kuqezinjtë iu imponuan Serbisë duke e mposhtur 1-0 në një ndeshje ku nuk munguan provokimet e zakonshme të tifozëve serbë që kishin mundur të siguronin një biletë për këtë përballje delikate por me peshë të madhe emocionale.
Pas humbjes, ekipi serb është kritikuar ashpër në rrjetet sociale dhe në mediat sociale. Mediat serbe theksojnë kryesisht se si skuadra kishte dalë nga rrugëtimi për Botërorin dhe se trajneri Stojkoviç e kishte mbyllur me përfaqësuesen.
Në disa nga titujt e gazetave kryesore shkruhet ‘një turpërim epik’, ‘lojtarët serbë munden nga Shqipëria’ dhe ‘humbje e dhimbshme në Leskova’.
Kurir:
Serbia ka përjetuar një nga humbjet më të vështira në histori. Piksi, erdhi koha! Shqipëria festoi në Leskovac dhe nxori “shqiponjat” jashtë Kupës së Botës.
SportKlub:
Turpërim dhe katastrofë, Shqipëria nxjerr jashtë Serbinë dhe Piksin.
Alo Sport:
Mbrëmje e vështirë në Leskovac, shqiponjat pësojnë një humbje të dhimbshme. Shqipëria trondit Serbinë në “Dubocica”. Ekipi përfaqësues është më larg nga play-off dhe kualifikimi në Kupën e Botës.
MozzartSport:
Një turpërim epik që nuk mund të shpëlahet.
B92:
Një humbje që të dhemb me të vërtetë. Shqipëria në Leskovac distancon Serbinë nga Kupa e Botës.
Tanjug:
Lojtarët serbë munden nga Shqipëria në Leskovac, vazhdon rrugëtimi për në play-off të Kupës së Botës.
RTS:
Humbje e dhimbshme në Leskovac, Shqipëria më afër play-off të Kupës së Botës.