Connect with us

Shkrime

DESHMITARET SHQIPTARE TURP KOMBETAR

Nga Avokat Edmond Petraj

Vetëm 60 shqiptarë gjetën kurajën të dëshmojnë kundër kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç

Ndërsa mbi 200 shqiptarë u rreshtuan për të dëshmuar KUNDËR Hashim Thaçit, njeriut që udhëhoqi luftën çlirimtare kundër Sllobodanit.

Këtu nuk kemi më problem drejtësie.

Këtu kemi problem karakteri.

Këtu kemi cmirë, përçarje, vetë-urrejtje dhe një etje të sëmurë për t’i ngrënë kokën njëri-tjetrit.

Millosheviqi vrau, dogji, dëboi, masakroi.

Po shqiptarët?

Heshtën. U tkurrën. U fshehën.

Thaçi luftoi, organizoi rezistencën, u bë simbol i një epoke.

Po shqiptarët?

U rreshtuan me radhë për ta fundosur.

Kjo nuk është trimëri. Kjo nuk është drejtësi.

Kjo është cmirë e pastër, kjo është tradhti morale, kjo është sëmundje shoqërore.

Popull që fal kriminelin e huaj e linçon njeriun e vet

Popull që i frikësohet armikut, por i vërsulet heroit.

Popull që e ka më të lehtë të shkatërrojë figurat e veta sesa të përballet me të vërtetën historike.

Dhe pastaj pyesim pse historia na përsëritet.

Pse na përdorin? Pse na përçajnë?

Sepse ne hapim derën vetë, ne ngremë dorën vetë.

Ne vetë bëhemi dëshmitarë kundër vetes sonë.

Serbia nuk i vrau dot ne luftë, por ia doli t’i burgosë me duar të huaja dhe me ndihmën e shqipfolësve. Zoti i forcoftë, ama vendin në panteonin e heronjve te ketij kombi, e kane siguruar që në të gjallë.

Advertisement