Kronike
U arrestua në Kosovë, roli që kishte Gjelosh Krasniqi në vrasjen e Briken Sanajt
Gjelosh Krasniqi, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Briken Sanajt në tetor të vitit të shkuar në Tiranë, është arrestuar në Pejë. 49 vjeçari, i lindur dhe banues në Pejë, ishte në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Krasniqi dyshohet të ketë ndihmuar autorin duke i siguruar makinën. Krasniqi dhe shtetasi tjetër kosovar, Kened Antoni ishin personat që shitën makinën e përdorur në vrasje tek Valmir Kola, i njohur dhe me emrin Vladimir, autori kryesor i vrasjes së Briken Sanajt.
Sipas hetimeve, Kened Antoni i shiti automjetin tip “Mercedez Benz” Gjelosh Kransiqit në datën 24 tetor, dhe po atë ditë mjeti është futur nga Kosova në Shqipëri dhe i është vënë në dispozicion Vladimir Kolës.