Pinknews
U betua që do largohej nga loja por më pas u pendua, familjarët e Albës reagojnë për herë të parë
Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba, po shprehej së fundmi se po mendonte të tërhiqej nga gara.
Për të kishte nisur të bëhej i vështirë izolimi dhe tensioni në shtëpi, mirëpo më vonë duket se u pendua për këtë deklaratë.
Konkurrentja ka shfaqur dëshirën të vazhdojë garën, ndërsa familja e saj ka reaguar në llogarinë zyrtare të Albës në Instagram, ku tregojnë se e mbështesin e madje kërkojnë edhe mbështetjen e publikut.
Statusi i plote:
Kam pa keto dit qe Alba ka fillu me dhan opinionin e vet dhe duket qe ka qef me vazhdu rrugtimin e saj ne BB. Mendoj qe meriton edhe nje shans me tregu vedin qe ka argumente edhe pa ofendime… qe mundesh me u mbrojt pa ul te tjer.
Ju lutem
Mos u fokusoni ne grupe tifozerish te krijuar nga fansat dhe familjart e disa banorve tjer konkurent aty, kunder Albes. Pjesa me e madhe jan faqe fallco si ne fushata elektorale ku qellimi i tyre eshte te ulin Alben qe te lartesojn lojaret e vet. Pjesa tjeter e negativitetit vjen nga klipe te montuara ose te preme nga keta grupe, qellimisht me demtu Alben.
Jam dokort qe ka njerz qe nuk e pelqejne sepse te gjith nuk do na duan por urrejtje per te nuk ka arsye askush te ket.
Ne e kuptojm qe cmimi esht i madh por nuk justifikojm sjelljen me banalitet e ofendime ndaj askuj.
Ju lutem fokusohuni ne positivitetin qe shikoni tek Alba vet ju me syt tuaj
Te tregojme qe me qytetari, me njerzillek dhe me miresi, mundesh me shku ne finale!
Te japim shembuj, qe ne emisone te tilla, ku populli voton , arrihet larg edhe pa intriga manipulime mashtrime e ofendime.
Siç kam then perpara, Alba perfaqeson pjesen me te madhe te vajzave Shqipetare, te rritura brenda dhe jasht vendit, qe esht me kemb ne toke… qe punon e studjon.. qe vlerson cdo njeri dhe ndihmon secinin aty kur kan nevoj me aq sa ka mundesi.
Nuk eshte e pagabueshme por ka merita te medha qe duke konsideru moshen e re dhe gjith presjonin e formatit, nuk ka ndryshuar asnje pike qe nga fillimi per hire te lojes apo cmimit!
Ju ftoj ta mbeshtetni dhe ta votoni me aq sa keni mundesi!
Shume dashuri per ju te gjith”