Connect with us

Kronike

U dëmtua aksidentalisht teksa po kryente riparime në një gurore, ndërron jetë 38-vjeçari

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një gurore në Mamurras nga ku mësohet se një 38-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës.

Bëhet me dije se rreth orës 12:00, 38-vjeçari banues në fshatin Sanxhak, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po kryente riparime në një mjet pune brenda territorit të gurores.

Për shkak të dëmtimeve të marra, fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Advertisement