Connect with us

Kronike

U ekzekutua në lokalin e tij, babait të Roan Brahimit i jepet lamtumira nën masa të rrepta sigurie

64-vjeçari Gjovalin Prendi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 17 prillit, iu dha lamtumira e fundit nën masa të rrepta sigurie. Policia mori masa të rrepa sigurie për ceremoninë mortore, për shkak të konflikteve të djalit të viktimës, Roan Brahimit, i cili u vra më 9 maj të 2024 në Greqi. Mësohet se efektivët kanë ushtruar kontrolle në të paktën 5 familje, me të cilat Brahimi, ishte në përplasje të forta dhe ishte dyshuar për vrasje e atentate mafioze.

Gjovalin Prendi, 64 vjeç u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 17 prillit në Pllanë të Lezhës. Viktima është babai i 32-vjeçarit të ndjerë, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua më 9 maj të 2024-s në Greqi. Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, të cilët kanë lëvizur me automjet tip ‘Porsche’. Dy prej tyre, të maskuar, kanë dalë nga makina ndërsa njëri ka qëlluar me breshëri automatiku në distancë të afërt, duke e lënë të vdekur Gjovalin Prendin, i cili ndodhej në pjesën e verandës të lokalit të tij.

Mjeti, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Gjovalin Prendit është gjetur i djegur pranë një kanali në afërsi të fshatit Fushë Gjormë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali i viktimës, Roan Brahimi, i cili u vra në maj të vitit 2024 në Greqi, është i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Advertisement