Connect with us

Rajon

U gjet i plagosur në qafë nga punëtorët që po e kërkonin, shqiptari në Greqi në gjendje të rëndë shëndetësore

 Një shqiptar, i cili punon në fermë, është gjetur i plagosur me thikë në një zonë rurale në Selanik. Sipas mediave greke shqiptari është gjetur i plagosur në qafë nga punëtorët që po e kërkonin pasi ishte vonuar.

I plagosuri është transportuar me ambulancën e EKAB në spitalin Papageorgiou ku po trajtohet. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike.

Advertisement