Connect with us

Politike

U “godit” me shishe nga opozita/ Rama i shokuar nga sjellja në Kuvend: Nuk u respektua kufiri etik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së seancës për 25 minuta, ku nuk u lejua që të prezantojë programin qeverisës për shkak të opozitës. Rama shprehet se 83 mandatet janë mes të tjerat edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e opozitës, e cila sipas kryeministrit, duhet të kuptojë se s’mund të vazhdojë  me avazin e vjetër të pengmarrjes së Kuvendit.

Postimi i Ramës:

83 mandatet e 11 majit për ne, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur, po edhe një detyrim ndaj zgjedhësve tanë për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën e sharjet e rrugës si alternativë opozitare.

Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare. Ndërsa shkelja e atij kufiri për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës.

*Bashkëngjitur fjala e parë e Diellës në Kuvendit e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës ndërkohë që çka nuk arrita dot të them ndër të tjera, ishte se me shumë gjasë, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë.

Advertisement