Connect with us

Aktualitet

U godit me shuplakë nga trajneri, reagon volejbollistja: Ia kërkova vet

Rovena Goga është volejbollistja nga Korça e cila u qëllua me shpullë nga trajneri Romeo Xega.

E reja ka reaguar pas publikimit të videos në rrjet ku shihej teksa goditej me shpullë nga trajneri i saj. Duke lënë një koment në postimin e një prej mediave Goga thotë se çka është raportuar nuk është e vërtetë, teksa shton se ka qenë vetë ajo e cila i kërkuar trajnerit ta godiste pasi nuk po ndihej mirë.

“Përshëndetje! Unë jam sportistja për të cilën bëhet fjalë dhe më vjen shumë keq për ju që nxirrni lajme të rreme duke mos i ditur të gjitha.

Sa për sqarim unë, në ato momente i kam kërkuar trajnerit të më godasë sepse nuk po ndihesha mirë dhe kisha vërtetë nevojë. Nuk mendoj se janë të nevojshmë këto sulme kundrejt tij dhe nuk mendoj se është e drejtë të bëhet bujë një lajm i tillë. Faleminderit”, shkruan Rovena Gengo.

Në një moment trajneri i korçareve ka kërkuar pushim për të dhënë direktiva të reja për lojtaret e veta, mirëpo ai nuk është përmbajtur dhe ka goditur me shpullë volejbollisten e tij.

Federata e Volejbollit mori vendimin se trajnerit duhet t’i hiqet licenca teksa ai e ka ankimuar vendimin.

Së fundmi, Xega, bashkë me vajzat e ekipit ka dalë në një intervistë për mediat. Si trajneri, ashtu edhe vajzat shprehen se kjo ngjarje është ekzagjëruar, pasi veprimi është diçka normale.

Sipas një vajze volejbolliste, marrëdhënia me trajnerin është shumë e veçantë dhe ai gjithmonë i ka motivuar dhe një nga mënyrat është edhe kjo.

Ajo është shprehur se edhe prindërit nuk e kanë pritur shumë keq ngjarjen, pasi e njohin se si është marrëdhënia e tyre me trajnerin.

Advertisement