Aktualitet
U kap brenda “shtëpisë së barit” në Angli, ja me sa muaj burg dëhet i riu shqiptar
Një i ri shqiptar u arrestua nga autoritetet britanike pasi u kap brenda një shtëpie të përshtatur për kultivimin dhe rritjen e kanabisit.
24-vjeçari shqiptar ishte futur në një hotel, por më pas ai u largua në Millbridge Close në Meir. Ai pretendoi se ishte mbyllur aty me ushqim dhe ujë dhe ishte lënë të kujdesej për rreth 154 bimë kanabisi, të cilat mendohet se kanë një vlerë prej rreth 1,000 £ secila.
Para gjykatës u tha se Likalla kishte marrë kërcënime ndaj familjes së tij për një borxh të madh që i kishte. Avokati i tij shtoi se Likalla nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm, as nuk ka pasur ndonjë ndërgjegjësim apo kuptim për përmasat e operacionit. Gjykata dëgjoi se ai ishte ‘nën presion, i detyruar dhe i frikësuar’.
Likalla u deklarua fajtor për një vepër penale të prodhimit të kanabisit dhe gjykata e dënoi me tetë muaj burg.